Lajme

Skandaloze: Profesori nga Rahoveci demonstron në klasë mbrojtjen dhe sulmin me thikë

Jemi mësuar që t’i shohim profesorët teksa ligjerojnë para nxënësve. Por me një përformancë ndryshe është paraqitur Kujtim Gashi, profesor në Krushë të Madhe të Rahovecit.

Në një video skandaloze, e cila është publikuar në Tik tok, Gashi shihet teksa demonstronte teknika të mbrojtjes dhe sulmit me thikë, gjatë orës mësimore.

E mbi videon e postuar, derisa ai bënë përformancën e tij me një thikë në dorë, është një mbishkrim interesant. Mbishkrim ky që më së paku i ngjan gjuhës dhe shkrimit të një profesori.

Profesori në fjalë ka përdorur mjete të mprehta për të ilustruar situata të ndryshme, duke i paraqitur ato si forma vetëmbrojtjeje./Indeksoline

Të Ngjashme