Lajme

“Skifteri” shqiptar që hyri mes flakëve, historia e shqiptarit që rrezikoi jetën për të shpëtuar shtëpitë në Psatha të Greqisë

Një shqiptar është kthyer në një prej protagonistëve të historive njerëzore pas zjarrit shkatërrues që përfshiu Psathën, në perëndim të Atikës.

Sokoli, emri i të cilit do të thotë “skifter”, së bashku me tre banorë vendas, Andreas, Aris dhe Aleksandros, u përball me flakët për të mbrojtur shtëpitë e zonës.

Pasditen e 3 gushtit, era ndryshoi drejtim dhe zjarri zbriti nga pylli dhe ullishtet drejt banesave. Edhe pse policia kishte urdhëruar evakuimin, katër burrat u kthyen pasi panë se flakët po afroheshin me shtëpitë.

NEWS  Muço: Konflikti në Lindjen e Mesme do të godasë xhepat e shqiptarëve, ja çfarë pritet të ndodhëPa qenë zjarrfikës dhe pa pajisje profesionale, ata morën zorrët e ujit dhe çdo mjet që kishin në dispozicion për të luftuar flakët. Tymi kishte mbuluar zonën, ndërsa në disa pika zjarri arrinte deri në 30 metra lartësi.

Për orë të tëra, katër burrat luftuan për të mbrojtur banesat e lagjes dhe arritën të shpëtonin disa prej tyre.

NEWS  E rëndë në plazhin e Durrësit, gjendet i mbytur në det një personPas përballjes me zjarrin, Sokoli u rrëzua i rraskapitur. Me lot në sy, ai kujtoi edhe vitet e para të emigrimit në Greqi, rreth 30 vite më parë. “Erdhëm të lodhur dhe të uritur. Në fillim vendasit nuk na donin. Na përzinin. Sot, bashkë me miqtë e mi, luftuam si një ekip për të shpëtuar shtëpitë e fshatit”, rrëfeu ai.

Sot, tre dekada pas mbërritjes në Greqi, Sokoli rrezikoi jetën për të mbrojtur komunitetin ku jeton.

NEWS  FIFA i plotëson çdo kërkesë Argjentinës, ndaj Anglisë do të bëjë ndryshimin e madhGazeta “Ethnos” shkruan se për të, zjarri nuk shkatërroi vetëm banesa dhe prona. “Pylli është shtëpia jonë e parë. Pastaj ndërtuam gjithçka tjetër”, tha ai.

Historia e Sokolit dhe tre miqve të tij është një prej rrëfimeve njerëzore të zjarrit në Psatha: katër banorë të zakonshëm, pa trajnim dhe pajisje profesionale, që në vend të largoheshin, u kthyen për të luftuar flakët dhe për të mbrojtur lagjen e tyre.

Të Ngjashme