Lajme

Skijuan në zonë të ndaluar duke shkaktuar ortek, lëndohet një skitar

Një skitar është lënduar të dielën në zonën “Foleja e Shqiponjës” në Brezovicë, ku së bashku me dy të tjerë kishin sikujar në një zonë të ndaluar duke shkaktuar një ortek të vogël.

Lajmin për teve1.info e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

“Rreth orës 12:30, tre skiatorë që po skijonin jashtë shtigjeve të lejuara në zonën “Foleja e Shqiponjës” shkaktuan një ortek të vogël, ku njëri prej tyre u lëndua lehtë në gju. Shërbimi i Shpëtimit reagoi menjëherë dhe e transportoi të lënduarin në ambulantën e Hotel Molikës, ku mori ndihmën e parë”, ka thënë ai.

Veseli ka theksuar se zona në fjalë njihet edhe për incidente të mëhershme andaj skijimi aty është i ndaluar./teve1.info/

Të Ngjashme