Politologu, Avdi Smajljaj ka vlerësuar se ka rënie të entuziazmit tek partitë politike për të gjetur një zgjidhje për çështjen e presidentit.
Sipas tij, ky entuziazëm ka rënë pas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese që dha kohë 34 ditë për zgjedhjen e presidentit.
Smajljaj në emisionin “InfoNata” ka thënë se nëse paritë politike kanë vullnet të shmangin zgjedhjet atëherë do të arrihej një marrëveshje.
“Ka rënë entuziazmi për të vepruar, gjetur një zgjidhje, ndoshta paritë opozitare do duhej ta pyesnin kryeministrin, a janë valide ato ftesa a po duhet të reja. Ndoshta presin ftesa të reja, megjithatë, mendoj pas ditës kur ka dal aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese,paritë nëse e kanë mend ta zgjedhin presidentin dhe mos ta qojnë vendin në zgjedhje, do të duhej vërtetë të fillonin takimet intensive, nga të cilat nëse ekziston vullneti mes partive politike mund të gjendet një kandidatë për president”, ka thënë ai.
Sipas tij, partitë politike mund të kenë bërë kalkulime për të shkuar në zgjedhje.
“Kjo nuk mund të bëhet pa pasur vullnet, ose partitë janë të interesuara, kanë bërë ndonjë kalkulim ose kanë nuhatur ndonjë rezultat dhe janë të interesuara që prapë të shkojnë në zgjedhje”, ka thënë ai.
Ai ka thënë se nisma për një takim do duhej të vinte nga Lëvizja Vetëvendosje si parita më e madhe, duke shtuar se pa të nuk mund zgjidhet presidenti.
Kryeministri i Kosovës të hënën tha se do t’u dërgojë ftesa partive opozitare për takime lidhur me çështjen e presidentit, por para kësaj ai tha se do të zhvillojnë konsultime të brendshme.
