Politologu Avdi Smajljaj ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje po synon që përmes krizave të rrisë mbështetjen.
Ai ka thënë se ngjashëm po ndodhë edhe me çështjen e presidentit.
Smajljaj ka thënë një gjë e tillë LVV-së i funksioni më 28 dhjetor.
“Kalkulim i pastër politik, por nuk e kemi të qartë se çfarë po duan partitë, apo përpiqet t’i dëmtojnë institucionet e të marrin më shumë pushtet për vete. Tash u krijua një situatë tjetër dhe kalkulime tjetër është që të shkohet në zgjedhje dhe përmes krizës të rriten votat, sepse kjo më të vërtetë funksioni më 28 dhjetor”, ka thënë ai.
Smajljaj, ka thënë se nga shkuarja në zgjedhje mund të përfitojë ndonjë kategori e qytetarëve, ku siç ka thënë ai mund të shpërndahet ndonjë para, por për vendin do të ishte e dëmshme.
“Do të ishte shumë e kushtueshme për vendit për institucionet. Edhe pse ndoshta një pjesë e qytetarëve mund të përfitojnë sepse mund të ketë ndonjë shpërndarje t freskët të 100 eurove, është festa e Bajramit, por si vend dëmtohemi”, ka thënë ai në emisionin “InfoNata” në Tëvë1.
Smajljaj ka thënë se Kurti nuk kishte vullnet që Osmani të zgjidhet presidente.
“Kurti po kishte interesim që Osmani të zgjidhet presidente ajo do të ndodhte. Do të lobonte sikurse në vitin 2021”, ka thënë ai.
