
Ish-shefi i AKI-së, Bashkim Smakaj, do të vazhdojë të mbetet në paraburgim në Hagë.
Gjykatësja Majorie Maselot nuk e ka aprovuar kërkesën e mbrojtjes së tij për lirim me kusht.
Ajo tha se rrethanat familjare të Smakajt në Kosovë nuk e ulin rrezikun e tij për t’u arratisur.
“Asnjë prej argumenteve të ngritura nga ju z.avokat mbrojtës nuk qojnë në ndryshimin e vlerësimit tim që kushtet e parashikuara në nenin 41 janë përmbushur ashtu siç përcaktohet n vendimin për fletarrestimin. Nuk jam bindur që z.Smakaj nuk është në rrezik për arritje në veçanti për shkak të faktit që prej kontrollit në shtator 2023 akuzat e ngritura kundër tij janë konfirmuar të cilat marrë së bashku me ashpërsinë e veprave penale dhe mundësinë e dënimit përbëjnë një motiv të shtuar për tu arratisur. Kam shqyrtuar edhe rrethanat familjare të z.Samkaj dhe ato nuk e ulin rrezikun e tij për tu arratisur. Unë vendos që z.Samakaj duhet të mbetet në paraburgim”, tha gjykatësja Maselot.