Soda e bukës është një përbërës që njihet gjerësisht për vetitë e saj mrekullibërëse në sektorin e bukurisë.
Përveçse ka një efekt zbardhues dhe ndriçues, ajo është dhe një hidratuese shumë e mirë duke bërë që lëkura të mos jetë e ashpër në prekje.
Soda mund të përdoret si për bukurinë e lëkurës, ashtu edhe të flokëve, ndaj në këtë artikull po ju tregojmë 7 përdorime që mund t’i provoni menjëherë.
1. Për trajtimin e akneve
Përbërësit dhe përgatitja: 1 lugë gjelle sodë buke, 1 lugë gjelle lëng limoni. Përzieni sodën e bukës me limonin derisa të përftoni një pastë. Aplikojeni në zonën e prekur dhe lëreni të veprojë për 5 – 10 minuta dhe më pas shpëlajeni. Mund ta aplikoni çdo natë para se të flini.
2. Trajton lëkurën e thatë në bërryla dhe gjunjë
Përbërësit dhe aplikimi: 1 lugë gjelle sodë buke, 1 lugë çaji vaj kokosi. Përziejini bashkë derisa të krijohet një masë e trashë homogjene. Fërkojeni masën në bërryla dhe gjunjë duke e lënë të veprojë për 10 minuta.
3. Eksfoliant natyral
Përbërësit dhe përgatitja: 1 lugë gjelle sodë buke dhe ujë. Shtoni ujë në sodën e bukës derisa të formohet një masë kremoze. Më pas fërkojeni në pjesët e trupit që dëshironi me lëvizje rrethore. Lëreni që masa e krijuar të veprojë në lëkurë për rreth 10 min dhe më pas shpëlajeni me ujë të ftohtë. Rekomandohet të përdoret vetëm dy herë në javë.
4. Locion për flokët
Përbërësit dhe aplikimi: 1 lugë çaji sodë buke, 4 lugë gjelle uthull molle, gjysmë gote ujë dhe një avullues. Vendosini përbërësit në një avullues dhe përziejini mirë para përdorimit. Aplikojeni tonikun e përgatitur në flokë dhe në skalp dy herë në ditë.
5. Hidratues duarsh
Përbërësit dhe aplikimi: 1 lugë çaji sodë buke, 1 lugë çaji vaj bajame. Përziejini përbërësit mirë në një tas dhe më pas përhapeni me një masazh të lehtë në duar. Lëreni të veprojë për 5 minuta dhe më pas shpëlajini duart me ujë të ngrohtë.
6. Pastrues i skalpit
Përbërësit dhe aplikimi: 1 lugë gjelle sodë buke dhe një shampo 250 ml. Hidheni sodën në shampo, tundeni mirë dhe vazhdoni të lani flokët si zakonisht. Në pak ditë do të filloni ta ndjeni lëkurën e kokës më të freskët, më të pastër dhe më të shëndetshme.