Mungesa e angazhimit të Albanos në punët e Fermës, ka shkaktuar debat mes tij dhe opinionistes Sonila Meço.
Opinionistja kërkoi nga Albano që të jetë më aktiv, pasi një nga vlerësimet që bëhen është edhe angazhimi në fermë, por që është keqkuptuar nga ana e Albanos.
Ky i fundit theksoi se ai ndodhet në fermë për të punuar aq sa mendon ai.
Pjesë nga diskutimi:
Sonila: O Albano për çfarë ke hyrë në Fermë, vetëm për të ngrënë për të pirë dhe për të kënduar?
Albano: Për të ngrënë kam mjaftueshëm në shtëpinë time. Këtu kam hyrë se më kanë përzgjedhur, që të jem garues.
Sonila: Pra në fermë jo në bashkëjetesë?
Albano: Unë kam bërë aq sa duhet të bëj. Sa punë bëj unë, është zgjedhja ime, nuk kam hyrë këtu për të ngrënë për të pirë dhe ëpr të kënduar.
Sonila: Ishte pyetje Albano.
Besi: Nëse nuk ke hyrë për 100 mijë euro, për çfarë ke hyrë?
Albano: Për 200 mijë euro.
Keli: O Albano nuk ta tha siç e interpretove. Duket sikur je gjahtar i fjalës së fundit që ne themi.
Albano: Jo nuk jam gjahtar.
Sonila: Dua të të shoh më të angazhuar.
Albano: Unë jam shumë i angazhuar. Unë mendoj që kam punuar më shumë.
Sonila: Pra ti nuk e ke problem që të thuash po kaq dëshirë kam të punoj.
Albano: Jo nuk e kam problem.