Gjysmëfinalja e “Ferma VIP” ka nisur në një mënyrë krejt të pazakontë. Spektakli u hap nga opinionistja Sonila Meço, për shkak të dy të papriturave që ndodhën vetëm disa minuta para nisjes së spektaklit të madh.
Moderatorja Fjoralba Ponari për shkak të një problemi shëndetësor nuk mund të jetë pjesë e gjysmëfinales, por premton se do të jetë në finale.
View this post on Instagram
Nga ana tjetër, Enkel Demi do të “zëvendësojë” Kryeplakun, Bes Kallaku. Shkak është bërë anulimi i fluturimit të avionit me të cilin ky i fundit do të kthehej në Tiranë.
Përtej ndryshimeve të pazakonta, gjysmëfinalja e “Ferma VIP” ka nisur me emocione të mëdha, ku priten të shpallet finalistët.