ShowBizzz

Sonte futet në Love Island Albania ish e dashura e një prej djemve

Ka nisur spektakli i Love Island Albania në TV Klan nën drejtimin e Luana Vjollcës.

Sonte është premtuar një mbrëmje e mbushur me emocione duke filluar nga ardhja në studio e Salionit dhe Irisit që janë dy të eliminuarit.

Iris u eliminua nga djemtë e vilës, të cilët midis saj dhe Sofielës zgjodhën që të largohej përfundimisht nga vila e dashurisë Irisi.

Nga ana tjetër Salioni u eliminua gjatë javës, kur Denisi zgjodhi përr të vazhduar rrugëtimin e tij në vilë me Aishën.

Gjatë mbrëmjes pritet që të eliminohen ishullorë të tjerë, po ashtu do të ndodhin edhe rikrijimi i çifteve, në dorë për të zgjedhur këtë herë e kanë vajzat.

Ndërsa u paralajmërua se sonte do të futet ish e dashura e njëri prej djemve.