Mbrëmja e sotme në Big Brother VIP Albania pritet të jetë ndryshe nga çdo Prime tjetër. Një zhvillim i papritur ka tronditur shtëpinë më të famshme në Shqipëri.
Burime pranë produksionit bëjnë me dije se një nga banorët ka kërkuar të largohet vullnetarisht nga gara. Vendimi ka ardhur papritur, duke lënë në pikëpyetje vazhdimësinë e spektaklit.
Ende nuk dihet emri i konkurrentit që ka marrë këtë hap drastik, ndërsa publiku po aludon fuqishëm në rrjet.
