ShowBizzz

Sophie Turner padit ish-bashkëshortin Joe Jones, shkak bëhen fëmijët e tyre

Sophie Turner dhe Joe Jonas u ndanë dhe gjithçka tregon se nuk është një divorc “i lehtë”. Sipas një raporti nga NBC News, aktorja e paditi ish-bashkëshortin e saj, menjëherë pasi ai bëri kërkesë për divorc.

Arsyeja nuk është tjetër veçse fakti se këngëtari i mban fëmijët e tyre në Nju Jork aktorja dëshiron që t’i kthejë në shtëpinë e tyre në Angli.

Sipas dokumenteve të gjykatës të depozituara të enjten në Distriktin Jugor të Nju Jorkut, fëmijët e çiftit “po mbahen në mënyrë të paligjshme në Nju Jork që nga 20 shtatori”.

Turner pretendon se ajo dhe Jonas ranë dakord deri në Krishtlindjet e vitit 2022 që do të jetonin në Angli dhe madje kishin filluar të kërkonin shkolla atje për vajzën e tyre të madhe, Willa.

Ish-çifti bleu një shtëpi në Angli, dhe nxorën në shitje rezidencën e tyre në Miami. Ata u zhvendosën zyrtarisht nga Miami në Angli më 10 prill 2023.

Me padinë e saj, aktorja e “Game of Thrones” po përpiqet të “kthejë menjëherë në Angli fëmijët e saj që po mbahen ilegalisht në SHBA”, sipas padisë.

Ndarja e tyre

Lajmi se ata u ndanë tashmë kishte nisur të qarkullonte në media pak ditë para çifti ta konfirmonte. Sipas raportimeve, të dy prej 6 muajsh po kalonin një krizë, dhe më pas këngëtari u takua me avokatët në Los Angeles, për të nisur procedurat e divorcit.

Jonas dhe Turner u martuan në vitin 2019 në Las Vegas, një natë pas Billboard Music Awards.

Tashmë këngëtari nuk është edhe aktiv pasi ka vendosur të kalojë më shumë kohë me fëmijët sesa me detyrimet profesionale. Ata kanë dy vajza nga martesa e tyre.

Detajet e asaj që çoi në ndarjen e çiftit nuk janë bërë të ditura dhe hera e fundit që ata u fotografuan së bashku ishte në muajin prill, kur ata u panë duke mbërritur në një festë në Londër, ku Jonas do të përformonte.

Të njëjtat raporte thonë se të dy janë parë pa unazat e martesës në daljet e tyre më të fundit publike.