Meri Shehu e ftuar në “Wake Up” ka bërë një parashikim për ditën e sotme, ku ajo shprehet se ka hyrë shenja e Afërditës në Akrep dhe kjo gjë do bëjë që të kemi sukses jo në gjëra sipërfaqësore, por në gjëra më të thella.
Sipas saj do jetë një ditë mjaft erotike për shenjat e ujit siç janë Akrepi, Peshqit dhe Gaforrja.
“Sot u fut Afërdita në Akrep, është një ditë e fuqishme. Afërdita është planeti i dashurisë, ku ka lajm më të bukur se kjo. Akrepi është një shenjë e fuqishme, dominante, ambicioze, xheloze, absolute, fanatike, çdo gjë e merr me shumë, e çon në ADN, e qelizon situatën. Kur futet Afërdita në Akrep, duhet ta kemi parasysh që nuk mund të kemi sukses me gjëra sipërfaqësore, pra duhet të futemi më thellë.
Është e vështirë sepse të futesh thellë e më thellë, lodhesh, por dijet nëse nxjerr konkluzione dhe merr vendime, ato janë përgjithmonë. Është një ditë erotike, futet një periudhë erotike për Akrepin, për Peshqit dhe Gaforret, këto janë shenjat e ujit që kanë një dominancë të mirë. Më shumë e përjetojnë Gaforret dhe Peshqit këtë periudhë, por edhe Akrepët kanë dëshirë që të krijojnë një siguri ekonomike, por edhe një siguri emocionale”, u shpreh Meri.