Lajme

Sot i jepet lamtumira e fundit 40-vjeçares që humbi jetën pas aksidentit në Gjonaj të Prizrenit

Një aksident trafiku me pasoja fatale kishte ndodhur dje në fshatin Gjonaj, ku humbi jetën Merita Hodaj, rreth 40-vjeçare.

Sinjali mësoi ekskluzivisht se personi që dyshohet se shkaktoi aksidentin është Emanuel Kolgjeraj, rreth 28-vjeçar, i cili po drejtonte një veturë BMW.

MGID Paragrafi 2

Sipas hetimeve të para, viktima kishte filluar të kalonte rrugën kur një veturë tjetër ndaloi për t’i dhënë përparësi. Në atë moment, ajo u godit nga BMW-ja që drejtonte Kolgjeraj, duke pësuar lëndime të rënda që rezultuan fatale.

Lamtumira e fundit për 40-vjeçaren do të mbahet sot në orën 16:00, në varrezat e fshatit Kabashi i Hasit.

Moneytizer Paragrafi 4

Artikull i sponzorizuar



ks