Lajme

🔥 Sot i jepet lamtumira e fundit 45-vjeçarit që vdiq në QKUK, ishte i dyshuar për vrasje

Gazeta Sinjali raportoi sot se një person i dyshuar në një rast vrasjeje ka ndërruar jetë në QKUK gjatë orëve të hershme të mëngjesit së djeshëm, ndërsa Prokuroria ka urdhëruar nisjen e hetimeve për sqarimin e plotë të rrethanave.

Siç mësoi Sinjali, rasti është raportuar dje rreth orës 04:30 në Emergjencën e QKUK-së, ku ekipet mjekësore kanë konstatuar vdekjen e Meriton Ramadanit, rreth 45-vjeçar.

Moneytizer Paragrafi 2

Sipas burimeve të Sinjalit, viktima ishte dërguar në Emergjencë mbrëmjen e 04 dhjetorit, rreth orës 23:00, për shkak të përkeqësimit të gjendjes shëndetësore. Pavarësisht trajtimit, më 05.12.2025 rreth orës 04:00 ai ka ndërruar jetë.

Ramadani është nga fshati Miradi e Poshtme, ku sipas një njoftimi të publikuar nga fshati në Facebook, i ndjeri do të varroset sot, më 06.12.2025, në ora 14:00, në varrezat e këtij fshati.

Moneytizer Paragrafi 4



ks