Sot pritet të nisin intervistimet në disa komuna të Kosovës në kuadër të hetimeve për dyshime mbi manipulimin e rezultateve zgjedhore.
Burime të mediave bëjnë të ditur se intervistimet lidhur me keqpërdorime të mundshme të votave do të zhvillohen në komunat e Drenasit dhe Dragashit.
Sipas të njëjtave burime, Drejtoria Rajonale e Policisë në Prishtinë do të marrë në pyetje persona të dyshuar në Drenas, ndërsa Policia Rajonale e Prizrenit do të realizojë intervistime edhe në Komunën e Dragashit.
Vijon..