BBV

Sot mbahen seancat dëgjimore për të arrestuarit në Prizren

Sot në Gjykatën Themelore të Prizrenit do të mbahet seancat dëgjimore për rastin e të arrestuarve nën dyshimin për manipulim të votave.

Seanca do të mbahet nga ora 14:00 ka njoftuar Gjykata Themelore e Prizrenit.

Të premten në një aksion të zhvilluar nga Prokuroria e Prizrenit në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, janë arrestuar 109 persona nën dyshim për manipulim të votave dhe marrje ryshfeti.

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Prizrenit, Petrit Kryeziu, pas aksionit tha se bëhet fjalë për mijëra vota të falsifikuara, dhe se vetëm një vendvotim në Prizren ka rezultuar i pastër.

Ai theksoi se diferenca totale e keqpërdorimeve arrin 68 mijë e 17 vota.

Kryeprokurori i Prizrenit: 109 të arrestuar për manipulim të votave, katër partitë më të mëdha të përfshira

Të Ngjashme