Lajme

Sot protesta e opozitës para Kryeministrisë, rrugët që bllokohen

Policia ka marrë masat për garantimin e mbarëvajtjes së protestës kombëtare të thirrur nga opozita ditën e sotme në orën 18:00 para Kryeministrisë.

Mbi 1000 efektivë do të jenë në terren dhe në gatishmëri, ku përveç forcave të rendit, Forcave Kombëtare të Sigurisë dhe RENEA-s, do të ketë edhe agjentë civilë.

Duke nisur që prej orës 23:45, të së enjtes nuk do të lejohet parkimi i automjeteve deri në përfundim të tubimit në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, nga vendi i quajtur “Ura e Dajtit” deri në rrugën “Ismail Qemali”.

Nga ora 15:00 deri në përfundim të protestës do të ketë bllokim të lëvizjes së automjeteve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, nga kryqëzimi afër Ministrisë së Brendshme deri te sheshi “Nënë Tereza”, si dhe në rrugët “Ukraina e Lirë”, “Papa Gjon Pali II” dhe “Ismail Qemali”.

Moneytizer Paragrafi 4

Në varësi të zhvillimit të tubimit, mund të ketë kufizime të qarkullimit të automjeteve edhe në akse të tjera rrugore.

Në rast bllokimi, Policia e Tiranës ka marrë masat për të devijuar qarkullimin e automjeteve përmes rrugëve alternative.

Policia iu bën apel qytetarëve që të shmangin lëvizjen me automjete në akset rrugore që do të bllokohen, për të mos penguar lëvizjen e lirë të pjesëmarrësve në tubim.

Policia e Tiranës i bën thirrje qytetarëve që të distancohen në rast se gjenden përballë veprime të kundërligjshme që cenojnë rendin dhe sigurinë publike. /EuronewsAlbania/




Të Ngjashme