Lajme

Sot protestohet kundër dhunës dhe vrasjeve në Kosovë

Shoqata “Roja e Kohës” organizon sot një protestë paqësore në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, si reagim ndaj ngjarjeve të rënda të fundit që kanë tronditur opinionin publik dhe kanë ngritur shqetësime për sigurinë e jetës në vend.

Protesta vjen pas disa rasteve të vrasjeve që kanë shokuar shoqërinë dhe kanë ngritur pyetje mbi masat e sigurisë dhe reagimin e institucioneve, njofton Klankosova.tv.

Tubimi pritet të mbledhë qytetarë, aktivistë dhe përfaqësues të shoqërisë civile, të cilët do të shprehin pakënaqësinë e tyre përmes pankartave dhe mesazheve sensibilizuese.

TS Poll - Loading poll ...