Dita e sotme është speciale për Klajdi Harunin, pasi këngëtari i njohur feston ditëlindjen e tij të 35-të.
Normalisht që në këtë ditë të shënuar nuk mund të mungonin urimet nga njerëzit e tij të dashur.
Kanë qenë Flori dhe Fifi, dy miq të tij të ngushtë që e kanë uruar publikisht Klajdin, i cili vet nuk ka publikuar ndonjë foto ose lajmërim për ditën e tij të veçantë.
Kujtojmë se pak kohë më parë Klajdi rrëfeu se është në një lidhje dashurie, ama preferoi që identitetin e vajzës në fjalë mos t’a bëjë ende publik.