
2
Të enjten, në moshën 93-vjeçare vdiq aktorja e mirënjohur shqiptare, Margarita Xhepa.
Ajo vuante nga një sëmundje e mushkërive, transmeton Klankosova.tv.
E ndjera do të nderohet sot me homazhet që mbahen nga ora 10:00 deri në 13:00 në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit. Ndërkaq, pasdite do të përcillet për në banesën e fundit.
Në karrierën e saj numëron më shumë se 150 role në teatër dhe 32 në kinematografi.
ks