Profesori universitar, Nexhmedin Spahiu ka thënë se shkuarja në zgjedhje për shkak të presidentit më së paku i konvenon Lëvizjes Vetëvendosje.
Ai ka thënë se kjo parti ka një fitore prej 51% dhe nuk duhet të luaj “bixhoz”.
Zgjidhja sipas tij është që LVV t’i kërkojë LDK-së të propozojë emrin për president.
“.Besoj që në interesin e të gjithëve dhe LVV që sa më parë t’i jam fund kësaj pune. Do të duhej thjesht që t’i thotë LDK-së mi bjerë 15 nënshkrime për një kindat që dëshiron me bë president unë t’i jap 15 nënshkrime të tjera dhe ma bjerë edhe një kandidat tjetër formal t’i jap 30 nënshkrime. Ose do të jetë president i Kosovës, Lumir Abdixhiku apo Lutfi Haziri ose vendi do të shkojë në zgjedhje”,ka thënë Spahiu në emisionin “InfoNata” në Tëvë1.
Por, pse nuk po arrihet një marrëveshje mes LVV-së dhe LDK-së, sipas Spahiut është se Kurti po taktizon e Lidhjes Demokratike po i mungon guximi me propozuar emra.
“Albin Kurti po taktizon vazhdimisht, LDK s’po ka guxim me dal me kandidat dhe me thanë që nëse dëshiron marrëveshje me neve këta janë kandidatët”, ka thënë ai.
Spahiu ka folur edhe për kërkesën e PDK-së që kërkon që presidenti të jetë i propozuar nga kjo parti.
Ai ka thënë se kërkesa e tyre është e drejt, por mos bërja publike e emrave të kandidatëve sipas tij është gabim
“Kërkesa që emrat me qenë bllanko është absurde”, ka thënë Spahiu.
Ai ka thënë se ajo cfarë shihet PDK nuk është e interesuar që Bedri Hamzën president dhe mund të ketë kandidat të tjerë që janë të papërshtatshëm për Kurtin.
