Lajme

Spahiu thotë se Kosova ka përfituar politikisht me vendimin për mallrat serbe

Analisti politik dhe profesori universitar, Nexhmedin Spahiu e ka vlerësuar vendim politik të duhur nga Qeveria e Kosovës ndryshimin e heqjes së masës ndaj produkte serbe.

Ai ka thënë se kjo ka mundësuar që Kosova të përfaqësohet me fusnotë në CEFTA që sipas tij është një lëvizje përpara.

“Besoj që është një vendim politik me vend, për faktin që Kosova ka përfituar me të nga UNMIK-u, Kosova përfaqësohet me fusnotë në CEFTA dhe besoj që është një avancim. Mendoj që është një lëvizje që është kreditu mirë”, ka thënë Spahiu në “InfoNata” në Tëvë 1.

Vendimi i Qeverisë së Kosovës për heqjen e masës së ndalimit për produktet serbe me kontrolle të detajuara për mallrat që hynë nga Merdare, është mirëprit nga aleatët.

Ky vendim erdhi pas presionit nga Gjermania e cila kishte paralajmëruar se Kosova mund të përjashtohet nga Procesi i Berlinit nëse nuk ndodhë zhbllokimi i CEFTA-s.