Është paraqitur në SPAK, avokati i Belinda Ballukut, Ardian Kalia. Më herët SPAK njoftoi zgjatjen e hetimeve për ish-zv.kryeministren Belinda Balluku.
Vetë Balluku nuk është paraqitur ditën e sotme në SPAK.
GJKKO zgjati hetimet me 3 muaj, ndërsa Balluku ishte marrë e pandehur nga SPAK vetëm për Tunelin e Llogarasë dhe Lotin 4 të Unazës.
