Lajme

SPAK kërkon ta arrestojë, Berisha: Vegël e verbër në duart e Edi Ramës

Ish-kryeministri, Sali Berisha foli sot në një intervistë për A2 CNN në lidhje me kërkesën e SPAK, që i  kërkoi sot Kuvendit dhënien e autorizimit për arrestimin/heqjen e lirisë së deputetit Sali Berisha.

Për rrjedhojë Këshilli i Mandateve do të mblidhet ditën e hënë, 18 dhjetor për të shqyrtuar kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit të Sali Berishës.

Lidhur me këtë, Sali Berisha shprehet  se kryeministri, Edi Rama komandon Prokurorinë, sepse ka frikë nga opozitës. Berisha e cilësoi SPAK si  një vegël të verbër në duart e partisë shtet.

Ish-kryeministri tha se Rama po e provon tani se çfarë është opozitë e vërtetë, e për këtë arsye  po ndodh edhe “aksioni” që ai ka ndërmarrë kundër Berishës.

Ai u shpreh i gatshëm që të hetohet, por në këtë rast çështja ishte hapur pa individ.

“Unë kam dërguar në parlament për abrogimin e cdo lloj imuniteti ëpr deputetë dhe Rama e refuzoi në mënyrë kategorike, por pranoi që t’i hapim rrugë organve etë drjetësië të hetojnë për deputetë sa herë më kanë pyetur a je i gatshëm të hetoshesh, sa herë jam i gatshëm kam thënë. Një cështje e hapur prej 3 vitesh mbi bazë e një kallëzimi të rremë. Sali Berisha nuk thirret asnjëherë se ishte hapur çështje pa individ dhe në fund ai shpallet person në hetim pa u pyetur ansjëherë dhe me t’u shpallur ndaj tij merret masa e heqjes së lirisë për daljen jashtë shtetit”, tha Berisha.

I pyetur se  si do të votojnë deputetët e opozitës kërkesën e Prokurorisë për heqjen e imunitetit Berisha, tha se deputetët e tij do të vijojnë mosbindjen civile, pra nuk do të marrin pjesë në votim. Për sa  i përket deputetëve të Lulzim Bashës, ai la të nënkuptohej se për votën e tyre “nuk ka asnjë lloj interesi” dhe se ata do të veprojnë sipas urdhrave të Taulant Ballës.

Sakaq Berisha tha se Edi Rama është i vetëdijshëm se pas Olta Xhaçkës , ai do të ketë radhën për heqje imunitetit, për shkak të krimeve që ka bërë.

Berisha pohoi se Rama nuk di nga t’ia mbajë për shkak të krimeve dhe se ka frikë nga sovrani, i cili sipas Berishës do ta rrëzojë Ramën nga pushteti si hajdut.

Pjesë nga intervista

Gazetarja: Pse ju godet Edi Rama?

Sali Berisha:  SPAK, një vegël e verbër në duart e partisë shtet, Edi Ramës. Zbatoi urdhrin dhe në këtë kontekst nuk ka asgjë të re. Prokuroria politike kërkon autorizim për të arrestuar liderin e opozitës, kërkon autorizim për të barazuar Shqipërinë me Rusinë e Putinit që ka liderin opozitar të dënuar, me juntën e Mianmar, Lukashenkon dhe Ugandën. Kjo është dëshmi e asaj që kemi denoncuar çdo ditë e diktature bane e një narkoregjimi të vendosur në Shqipëri, Sepse ai po e provon vërtetë tani çfarë është opozitë e vërtetë. Nëse një burrë mohon vajzën e tij për të shpëtuar menderen e vete, ai …Thjeshtra e Edi Ramës e cila në moral dhe në kod është vajza e familjes, pavarëisht se ai para një jave e mohoi , e përjashtoi Rean. Ko zonja ka fituar dhjetëra tendera duke shfrytëzuar pushtetin e thjeshtrit. Kjo është shkelje, i fluturon mandatin Edi Ramës. Rama e di se e ka radhën si Xhaçka që të dorëzojë mandatin. Ju e patë se si u burgosën dy drejtorë në bashki, sepse ata kanë propozuar tetë pikëshin… Por nuk citoheshin ata që vendosën për tetë pikëshin. Edi Rama nuk di nga t’ia mbajë për shkak të krimeve.
Edi Rama ka frikë nga sovrani. Sovrani do ta rrëzojë atë nga pushteti si hajdut.

Kujtojmë që ndaj ish-kryeministrit i është dhënë masa paraprake e sigurisë “Detyrim paraqitje”, por Sali Berisha ka refuzuar të shkojë qoftë dhe një herë të vetme para togave të zeza, duke dërguar avokatët e tij ta përfaqësojnë.

Që nga dita kur u prangos dhëndri i tij dhe ndaj Berishës u vendos “Detyrim paraqitje” dhe “Ndalim i daljes jashtë vendit”, veprim që parashikon bllokimin e pasaportës, lideri historik i Partisë Demokratike ka ndërmarrë një fushatë sulmesh ndaj SPAK dhe gjyqtares Irena Gjoka.

Duke qenë se Sali Berisha është anëtar i Kuvendit të Shqipërisë dhe gëzon imunitetin që i njeh ligji si deputet, Komisioni për Rregulloren dhe Mandatet duhet të mblidhet dhe të shqyrtojë kërkesën e Prokurorisë së Posaçme, nëse kërkesa për arrestimin e ish-kryeministrit është e bazuar në prova.
Aktualisht në masë sigurie “Arrest në shtëpi” është Jamarbër Malltezi, pasi akuzohet se ka vepruar me privatizimin e ish-klubit sportiv “Partizani” gjatë kohës që në pushtet ishte vjehrri i tij, Sali Berisha. SPAK e akuzon këtë të fundit se gjatë kohës që ishte në kryeministër, ka vënë në shërbim të dhëndrit administratën, që të lejonin privatizimin e mijëra m2 tokë në Tiranë.

Në shkresën që kryeprokurori Altin Dumani i ka dërguar Lindita Nikollës, ai thotë se deputeti Sali Berisha nuk i është bindur vendimeve të Gjykatës së Posaçme, për t’u paraqitur dhe njohur me masën paraprake të sigurisë që është dhënë ndaj tij.

A ju ndihmoi ky artikull?PoJo