Lajme

SPAK vazhdon hetimet për inceneratorin e Tiranës, si u orkestrua afera nga Belinda Balluku dhe Edi Rama, miliona euro

SPAK vazhdon hetimet për inceneratorin e Tiranës, si u orkestrua afera nga Belinda Balluku dhe Edi Rama, miliona euro të hedhura në erë nga investimi “fantazmë”
SPAK vazhdon hetimet për inceneratorin e Tiranës, si u orkestrua afera nga Belinda Balluku dhe Edi Rama, miliona euro të hedhura në erë nga investimi “fantazmë”
Një grup kriminal, i lidhur me inceneratorin e Tiranës, fraksion i hetimit për mashtrim dhe pastrim parash, është dërguar ditën e djeshme për gjykim nga SPAK. Mes 12 të pandehurve janë sipas SPAK krerët e grupit kriminal Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoto të cilët në bashkëpunim me 10 të tjerë arritën të pastronin rreth 30 milionë euro përmes faturave fiktive dhe lëvizjes së parave cash. Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoto, pronarët ‘de facto’ të inceneratorit thotë SPAK kanë mashtruar mbi shpenzimet e parave, duke mos bërë investime për ndërtimin e inceneratorit, që ishte objekti i kontratës që kishin lidhur me shtetin shqiptar.

Të dy kanë nxjerrë vlera të mëdha parash, brenda dhe jashtë vendit, përmes faturave fiktive apo edhe kompanive fiktive të krijuara vetëm për këtë qëllim, por edhe me para cash. SPAK ka dokumentuar transferta të jashtëligjshme që kapin vlerat 1.3 miliard lekë dhe 16.6 milionë euro, totali prej 30 milionë eurosh. Pjesa tjetër e shpenzimeve që nuk u futën në ndërtim, rreth 70 milionë euro, SPAK dyshon se janë të maskuara si operative, konsulenca dhe veprime të tjera. Mes 10 të pandehurve të tjerë dallon Dashamir Ymeraj, pronar i disa kompanive dhe shumë të tjera të hapura në emër të shumë të moshuarve, të cilat merrnin para nga inceneratori sikur kryenin shërbime.

Mes të pandehurve janë edhe Arjola Kodra, ish administratorja e inceneratorit që akuzohet edhe për falsifikim dokumentesh, gazetari Endrit Habilaj apo edhe 3 shtetas të huaj, të cilët janë përdorur për lëvizjet e mëdha të parave jashtë vendit. Të 12 të akuzuarit janë në arriti dhe pritet të gjykohen në mungesë nga GJKKO. Por kjo nuk do jetë goditja e vetme për kët aferë gjigante, pasi SPAK në njoftimin e djeshëm shprehet se “hetimet vijojnë në procedimin penal të ndarë, me nr.255/3, për të evidentuar çdo fakt tjetër penal dhe personat përgjegjës të cilët kanë kryer veprime gjatë procedurës së dhënies së koncesionit dhe në fazën e zbatimit të kontratës koncesionare.” Pyetja është se a do të goditen ideatorët e vërtetë të kësaj afere?

Roli i Ballukut

Inceneratori i Tiranës është gropa më e madhe e korrupsionit të qeverisë Rama. Pas denoncimeve të shumta nga mediat dhe zbulimit të fakteve për abuzimet me fondet e këtij inceneratori, është lënë në hije prej kohësh një fakt shumë i rëndësishëm: Përgjegjësia institucionale dhe monitorimi i këtij investimi i takonin Ministrisë së Infrastrukturës. Në këtë histori korrupsioni ku personazhi kryesor që duhet të mbikëqyrte investimin ishte caktuar Ministria e Ballukut, kjo e fundit nga janari i vitit 2019 deri në 2023 e la pa mbikëqyrje duke detyruar vartësit e saj të hidhnin paratë lumë në investimin skandaloz që nuk mbaroi kurrë.

Gjatë kësaj periudhe ka pasur përplasje mes dy figurave të fuqishme të pushtetit Belinda Ballukut dhe Erion Veliajt, të cilët e lanë shtetin qorr në aferën e madhe të inceneratorit, ku paratë paguheshin lumë, ndërkohë që askush nuk merrte guximin të shkruante zyrtarisht se inceneratori nuk po ndërtohej. Prej gati më shumë se dy vitesh koncesioni i Inceneratorit të Tiranës ka qenë praktikisht pa autoritet Kontraktor pasi askush nuk dilte zot të merrte vendime.

See also  Dita e 17-të e protestës/ Qytetarët nuk ndalin revoltën kundër qeverisë, mijëra persona sërish në sheshGjatë kësaj kohe nën dhe ka patur një përplasje të fuqishme edhe mes Belinda Ballukut dhe Mirela Kumbaros, pasi ministria e Infrastrukturës shtynte për të transferuar Autoritetin Kontraktor tek ajo e Mjedisit, por zonja Kumbaro nuk pranonte. Belinda Balluku është përgjegjësja kryesore për këtë aferë korruptive, e cila është e përfshirë direkt në menaxhimin e fondeve dhe pagesave të koncencionarit. Belinda Balliuku ka qenë personi i cili megjithëse ishte e përlyer nga koka në këmbë kërkonte që me çdo kusht përgjegjësinë ta faturonte te Erion Veliaj, i cili nuk pranoi në asnjë moment të merrte përgjegjësinë e këtij investimi duke ja lënë në kurriz ministrisë së Ballukut.

Sherri

Një tjetër sherr i madhe gjatë këtyre viteve lindi edhe midis Ballukut dhe Delina Ibrahimit. Meqenëse Fondi Monetar Ndërkombëtar rriti presionin mbi qeverinë që kjo e fundit të mbikëqyrte më hollësisht pasojat financiare të koncesionit. Si rezultat i presionit të FMN, qeveria u detyrua të ndryshonte ligjin e koncesioneve duke ngarkuar ministrin e Financave me detyrimin që çdo vit të paraqiste një raport vjetor të përmbledhur mbi ecurinë e kontratave aktive të konçesionit/ PPP, si aneks i raportit vjetor të zbatimit të buxhetit.

Raporti u publikua i plotë në vitet 2019 dhe 2020. Por në vitin 2021, raporti nuk mund të publikohej për shkak se inceneratori i Tiranës kishte mbetur pa mbikqyrje dhe ministria e Financave nuk kishte nga të merrte informacion për ecurinë e këtij koncesioni. Si rrjedhojë konflikti mes Belinda Ballukut dhe Erion Veliajt përplaset në ministri të Financave. Ngërçi konsistonte në faktin se kush duhet të raportonte në ministrinë e Financave për ecurinë e punimeve tek koncesioni i inceneratorit, për sa kohë NJZP ishte pa kryetar. Në lojë tashmë hyn Delina Ibrahimaj.

“Nëpërmjet shkresave tuaja jemi vënë në dijeni lidhur me komunikimet mes dy institucioneve tuaja mbi problematikën se cili prej përfaqësuesve të MIE dhe Bashkisë Tiranë duhet të jetë në rolin e kryetarit për Njësinë e Zbatimit të Projektit. Nga sa më sipër ministria e Financave ju sjell në vëmendje se sipas ligjit të koncesioneve, përcjellja e raporteve periodike të monitorimit pranë ministrisë së Financave është përgjegjësi e Autoritetit Konktraktor,” i drejtohet Ibrahimaj në 9 maj 2022 ministrisë së Infrastrukturës dhe Bashkisë së Tiranës. Shkresa e Delina Ibrahimaj ja ngarkonte Belinda Ballukut përgjegjësinë për të emëruar kryetarin e NJZP.

(Më vonë mes Ballukut dhe Ibrahimajt do të shpërthente një konflikt i ashpër, i cili kulmoi me sherr në mbledhje qeverie, çka u pasua me transferimin e Ibrahimajt nga ministre finance në ministre për sipërmarrjen.) Por dy muaj para kësaj shkrese, qeveria kishte miratuar një vendim, i cili e hiqte sektorin e mbetjeve nga fusha e përgjegjësisë shtetërore e ministrisë së Infrastrukturës duke e lënë atë jetim.

Ky vendim ishte goditja finale, që shpartalloi totalisht kontrollin mbi inceneratorin. Të ndodhur në këtë situatë orkestruesi i Inceneratorit të Tiranës, kryeministri Rama, dhe bashkëortakja e tij Belinda Balluku vendosën ta hedhin në duart të askushit përgjegjësinë e mbikëqyrjes së këtij investimi. Pas gjithë përplasjeve të ndodhura për një periudhë disa vjeçare, Edi Rama miratoi një vendim për krijimin e Agjencisë Kombëtare të Mbetjeve duke ja vënë asaj përgjegjësinë ligjore për zbatimin e politikave të mbetjeve.

See also  Ditë me diell, rriten temperaturat, njihuni me parashikimin e motit për sotProvat që implikojnë Ballukun në aferë

Pra gjatë mandatit 2019–2022, Balluku, në cilësinë e ministre së Infrastrukturës, nuk ngriti asnjëherë Njësinë e Zbatimit të Projektit (NJZP) të parashikuar nga kontrata. Për tre vjet me radhë (janar 2019–mars 2022), njësia e zbatimit të projektit nuk u mblodh asnjëherë, edhe pse ligji ja ngarkonte këtë përgjegjësi ministrisë së Infrastrukturës”. Nga ana tjetër, Ministria e Infrastrukturës nuk vendosi asnjë inxhinier ndërtimi për të monitoruar ecurinë e punimeve, siç konstatoi KLSH.

Më 2 mars 2022, qeveria (në të cilën Balluku ishte ministre) miratoi VKM nr. 111/2022, që përcaktoi fushën e përgjegjësisë së re shtetërore të MIE-së. Ky vendim hoqi nga MIE (dhe pra nga Balluku) sektori i menaxhimit të mbetjeve urbane dhe ndjekjen e politikave të tij. Me pak fjalë, VKM-ja i çliroi Ballukun nga detyrimi ligjor për të mbikëqyrur zbatimin e kontratës së inceneratorit. Ky ishte një “puç juridik”, sepse inceneratori u la pothuajse pa përgjegjës institucional mbi kontratën.

Kjo lënie jetimësh e sektorit të mbetjeve u pasua nga hetimi i SPAK-ut në maj 2024. Balluku u pyet nga prokuroria mbi dosjen e inceneratorit. Ajo vetë deklaroi për median se Ministria nuk i transferon lekë drejtpërdrejt kompanisë koncesionare, por i jep fondet Bashkisë së Tiranës për shërbimin e menaxhimit të mbetjeve. Megjithatë, analiza e KLSH tregon se, praktikisht, fondet buxhetore transferoheshin nga MIE te Bashkia Tiranë e më pas drejt koncesionarit sipas kontratës. Kjo është historia se si u shpartallua mbikëqyrja e inceneratorit dhe arsyeja se pse hetimet e SPAK janë shtrirë edhe në ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, përmes sekuestrimit të telefonave të shumë zyrtarëve të lartë të kësaj ministrie.

Mekanizmi financiar i pagesave koncesionare

Kontrata e inceneratorit të Tiranës është me model “pay-for-use” (“paguaj për shërbimin”). Sipas saj, Bashkia Tiranë si “klient” ka përgjegjësi kontraktuale të depozitojë sasinë minimale të mbetjeve, dhe shteti duhet të paguajë për çdo ton të depozituar me tarifën 29 €/ton. Pagesa nuk lidhet me fazat e ndërtimit; madje KLSH sqaroi se, për sa kohë djegia nuk realizohet, shërbimi nuk ofrohet plotësisht, prandaj është thelbësore njësi monitoruese për pagesat.

Përcjellja e fondeve

Pagesat kryheshin nëpërmjet transfertave shtetërore të buxhetit. Të dhënat e Thesarit (Open Data) tregojnë se në vitin 2024 buxheti pagoi rreth 1,041,300,047 lekë (afërsisht 10.4 milionë €) drejtpërdrejt kompanisë koncesionare Integrated Energy nga ministria e Financave. Deri në fund të gushtit 2024, shuma totale e paguar ndaj koncesionarit për inceneratorin e Tiranës kalonte 7.2 miliardë lekë (72 milionë €). Faturat detajuese të bashkisë tregojnë se ato përfshinin poste si “ndërtim landfilli incenerator dhe rehabilitim” si pjesë e likuidimit të kontratës.

Dokumentacioni dhe baza ligjore

Pagesat bazoheshin në kontratën koncesionare dhe ligjin e buxhetit vjetor. Kontrata përcaktonte qartë tarifën prej 29€/ton, dhe çdo vit buxheti parashikonte mjetet për shërbimin e depozitimit. Sipas argumentimit zyrtar, çdo mungesë fondesh miratohej nga Ligji i Buxhetit dhe transferohej tek buxheti i Bashkisë së Tiranës. Përkundër kësaj, KLSH vuri në dukje mungesën e dokumenteve të negociimit të tarifës dhe faktin që pagesat vazhduan edhe pa faturë konkrete ndërtimi (një parregullsi e shfaqur edhe në praktikat e Thesarit). Prandaj, mjetet financiare vazhduan të derdheshin në sistem sipas kuadrit kontraktual dhe ligjor ekzistues, edhe pse inceneratori fizikisht nuk ekzistonte.

Të Ngjashme