ShowBizzz

Spanja do të tërhiqet nga Eurovision 2026, nëse nuk përjashtohet Izraeli

Ministri spanjoll i Kulturës, Ernest Urtasun, tha se vendi do të tërhiqet nga pjesëmarrja në Eurovision 2026 nëse Izraeli nuk përjashtohet.

“Nuk mendoj se mund ta normalizojmë pjesëmarrjen e Izraelit në evente ndërkombëtare sikur s’po ndodh asgjë.”

MGID Paragrafi 2

Gjatë një interviste, Urtasun tha se pjesëmarrja e Izraelit në konkurs nuk mund të tolerohet.

“Ngjarje si Eurovision apo Vuelta a España sjellin një përfaqësim të veçantë të vendit”, tha ai duke iu referuar protestave kundër ekipit të çiklistëve Israel-Premier Tech gjatë këtij edicioni të garës. “Në rastin e Eurovision nuk është një artist individual që merr pjesë, por dikush që merr pjesë në emër të qytetarëve të atij vendi.”

Moneytizer Paragrafi 4

Urtasun tha se nëse Izraeli merr pjesë në vitin 2026 dhe “nuk ia dalim ta përjashtojmë, do të duhen të merren masa” dhe rikujtoi se kryeministri Pedro Sánchez i kishte bërë thirrje më parë European Broadcasting Union (EBU), i cili organizon konkursin, për të mos lejuar Izraelin në konkursin ndërkombëtar.

Urtasun theksoi se denoncimi i “gjenocidit” në Gaza nuk është antisemitik dhe e përshkroi Izraelin si “qeveri gjenocidale”.

Ai sqaroi se vendimi i tërheqjes nga Eurovision do të jetë në dorën e RTVE (Korporata Spanjolle e Radios dhe Televizionit), e cila ka shprehur shqetësim për pjesëmarrjen e Izraelit në Eurovision pas vitit të shkuar.

Edhe drejtuesi i transmetuesit kombëtar slloven, RTVSLO, ka njoftuar se me gjasë vitin e ardhshëm do të tërhiqet nga konkursi nëse Izraeli merr pjesë.

Artikull i sponzorizuar



ks