Lajme

Specialja interviston Ridvan Muharremin për skandalin me rezervat shtetërore

Prokuroria Speciale ka njoftuar se, sot është duke e intervistuar Ridvan Muharremin, në cilësinë e të pandehurit për një çështje penale, të cilën e ka në hetim.

Sipas njoftimit, Muharremi është paraqitur për intervistim me ftesë të kësaj Prokurorie.

Ridvan Muharremi, dyshohet se është ndërmjetësues i marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe firmës nga Polonia, e cila s’i ka sjellë rezervat në Kosovë, pavarësisht pagesës që është kryer nga ministria e Rozeta Hajdarit.

Ai është arrestuar nga Policia e Kosovës, me 18 gusht të këtij viti, pas një aksioni të zhvilluar në shtëpinë dhe lokalin e tij./teve1.info/

Arrestohet Ridvan Muharremi