Lajme

‘Spitalet nuk kurojnë dot kancerin’, Stafa në revoltë: Agjenturat e huaja na i lanë spitalet pa ilaçe?!

Protesta kombëtare në ditën e saj të 28-të përpara godinës së kryeministrisë ka shënuar një tjetër moment të fortë me fjalimin e gazetarit Osman Stafa. Nga tribuna e ngritur në bulevard, Stafa ka vlerësuar maksimalisht qëndresën e qytetarëve dhe ka lëshuar akuza mjaft të rënda lidhur me kolapsin në sistemin shëndetësor shqiptar, duke rrëzuar njëkohësisht edhe narrativën e qeverisë se tubimet organizohen nga “agjentura të huaja”.

Në fjalën e tij përpara mijëra protestuesve, gazetari Stafa u ndal te realiteti i dhimbshëm që përjetojnë çdo ditë pacientët dhe qytetarët nëpër spitalet e vendit, duke sjellë fakte tronditëse nga terreni që prekin direkt jetën e njerëzve.

See also  A do të ketë reshje shiu? Parashikimi i motit, ja çfarë do të ndodhë me temperaturat ditën e nesërme“Ajo që e bën më të fortë këtë protestë është rezistenca juaj, 28 ditë rezistencë! Pas datës 20 të çdo muaji në spitalet shqiptare ndërpriten analizat! E imagjinoni dot të shkosh në spital i shtruar dhe të ndërpresin analizat. Mungojnë ilaçet në spitalin onkologjik. Te neurokirurgjia mungojnë po ashtu. Nuk ka pajisje për të kuruar kancerin!”, denoncoi me forcë Stafa.

Më tej, gazetari ironizoi hapur pretendimet e pushtetit, të cilat përpiqen t’ia faturojnë organizimin e revoltës qytetare faktorëve të jashtëm. Përmes një sërë pyetjesh retorike që gjetën mbështetjen e menjëhershme të turmës në bulevard, ai rindërtoi të vërtetën duke pyetur nëse ishin agjenturat ato që lanë spitalet pa ilaçe, që shpopulluan vendin, që ngritën çmimet apo që lanë pensionet në nivele qesharake.

See also  “Kam pasur jetë të shthurur”/ Alesio zbulon lidhjen me 3 fëmijët e tij!“Dhe këta thonë që janë agjenturat e huaja që organizojnë protestën! Agjenturat e huaja i lanë spitalet pa ilaçe, ato e shpopulluan këtë vend? Ato i ngritën çmimet e ushqimeve? Ato i lanë pensionet kaq të ulëta? Kjo është historia dhe e vërteta jonë”, u shpreh ai.

Të Ngjashme