Shëndetësi

Stabilizohet QKUK, furnizohet me stenta

Në mbledhjen e 82-të të Bordit të ShSKUK-së, të martën shkurtimisht u bë e ditur se furnizimi me stenta do të stabilizohet të enjten.

Televizioni Klan Kosova për këtë çështje ka raportuar 2 javë më parë, se po trajtohen vetëm rastet emergjente.

Madje për situatën e tillë, kardiologjia invazive në QKUK herë pas herë ka huazuar stenta nga Spitali i Prizrenit.

Në anën tjetër, shërbimi i kardiologjisë invazive hyn në top-klinika me listën e gjatë të pritjes për koronarografi dhe potencialisht stentim.

Nga të dhënat e bordit të ShSKUK-së, në fillimin e këtij viti ishte bërë e ditur se janë në pritje rreth 2600 qytetarëve.

Për bordin si trup mbikëqyrës, kjo situatë e krijuar nuk ua zgjoi kureshtjen për të kërkuar detaje më shumë apo llogari nga kreu i ShSKUK-së.

Njëjtë sikurse edhe për furnizimin me barna dhe materialet tjera të Listës Esenciale, ku përkundër mungesave, kjo temë nga Bordi u tejkalua shpejtë.

Arsyetimi i menaxhmentit është se mungesa e buxhetit të shtetit kishte çrregulluar furnizimin, ku muajt më problematikë sipas tyre ishin dhjetori dhe janari.

Ndiqeni më poshtë kronikën për detaje:

Të Ngjashme