Kuriozitete

Stamboll: Gruaja shkon për të votuar e shoqëruar nga qengji i saj

Një grua në Sariyer, distrikt i Stambollit, ka shkuar për të votuar në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale e shoqëruar nga një qengj.

Qengji e pati të veshur një bluzë me ngjyrë me vija, qytetarët të gjithë u habitën nga veprimi i turkes.

Të gjithë personat që ishin aty e adhuruan qengjin, i cili më pas bashkë me pronaren e tij dolën nga qendra e votimit.

TS Poll - Loading poll ...

Në garë për zgjedhjen presidenciale në këtë raund të dytë janë presidenti i tanishëm, Recep Tayyip Erdogan, si dhe Kemal Kilicdaroglu, shkruan Ihlas Haber Ajansi.