Ish-deputetja e partisë Guxo, Jeta Statovci, ka folur sot lidhur me raportet dhe koalicionin e deritanishëm me Lëvizjen Vetëvendosje (VV). Ajo tha se bashkëpunimi mes dy subjekteve ka qenë i bazuar në interesin e vendit, pavarësisht sfidave që vijnë për një parti më të vogël brenda një partneriteti dominues.
“Ne kemi pasur një partneritet të shëndoshë, na ka bashkuar çështja e interesit të vendit,” deklaroi Statovci. Sipas saj, Guxo ka qëndruar i përkushtuar ndaj objektivave të përbashkëta të qeverisjes.
Duke e pranuar peshën që mbart një partneritet me një subjekt shumë më të madh, ajo shtoi:
“Duke qenë se je subjekt i vogël, ndonjëherë është e vështirë ta bësh dallimin, sidomos kur je në partneritet aq të fuqishëm.”
Megjithatë, Statovci theksoi se Guxo ka arritur të ruajë identitetin dhe dallimet e veta politike brenda koalicionit.
“Mirëpo ne kemi mirëmbajtur diferencat,” u shpreh ajo, duke nënvizuar se partia ka ditur të mbajë qëndrimet e veta në çështje të caktuara.


