ShowBizzz

Stefi Prifti rigjen dashurinë, këngëtari bën publike lidhjen

Këngëtari i njohur shqiptar, Stefi Prifti së fundmi ka festuar ditëlindjen. Në këtë ditë kaq të veçantë ai ka zbuluar një lajm mjaft të bukur. Stefi ka rigjetur sërish dashurinë dhe ka postuar foto në Instagram me partneren e re, por pa ia zbuluar identitetin.

Këngëtari ka treguar vetëm duart e tij dhe të partneres teksa ka bërë një shkrim special.

Stefi Prifti rigjen dashurinë, këngëtari bën publike lidhjen

“Ditëlindja ime këtë vit ka një ndryshim madhor… Me vajzat e mia dhe njerëzit e mi te familjes e kam ndarë prej disa kohesh. Ështe momenti ti paraprij unë personalisht ketij ndryshimi në jetën time. Për miqtë dhe njerëzit që na duan dhe respektojnë e pashë të arsyeshme të bëj këtë postim në këtë ditë të shënuar… në ditëlindjen time”, shkruan Stefi.

Kujtojmë që pas vdekjes së bashkëshortes së tij në vitin 2015 pas një sëmundjeje të rëndë, këngëtari ka qenë i fokusuar vetëm tek karriera dhe familja e tij.