Zonja e Parë e SHBA-së, Melania Trump, është bërë sërish kryefjalë për zgjedhjen e saj të guximshme në stil. Gjatë vizitës shtetërore në Mbretërinë e Bashkuar, ku shoqëron Presidentin Donald Trump, ajo u shfaq në Kështjellën Windsor me një kapelë vjollcë me strehë të gjerë, që i mbulonte pjesërisht fytyrën.
Ky aksesor i veçantë i rikujtoi publikut momentin e sikletshëm gjatë inaugurimit të bashkëshortit të saj në fillim të vitit, kur buza e kapelës e bëri të vështirë një përpjekje të Trump për ta puthur, duke u bërë viral në internet.
Melania zgjodhi ta shoqërojë kapelën me një kostum elegant gri të errët, duke krijuar një pamje klasike dhe dramatike.
“Kapelja e Melanias nuk është e rastësishme,” tha stilistja e personazheve të famshëm dhe kontribuese në Vogue, Marian Quay. Sipas saj, strehët e gjera që fshehin fytyrën tregojnë se Zonja e Parë dëshiron që vëmendja të përqendrohet tek burri i saj dhe agjenda e tij politike.
Quay shtoi gjithashtu se ngjyra e kapelës, e njëjtë me kravaten e presidentit, është një shenjë e qartë mbështetjeje për misionin dhe mesazhin e tij gjatë kësaj vizite shtetërore.




