Lajme

Stoltenberg: Tensionet në Ballkan janë rritur, KFOR-i është çelësi i stabilitetit!

Jens Stoltenberg, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s është shprehur se duhet punuar për ruajtjen e paqes pasi tensionet ne Ballkanin Perëndimor janë duke u rritur.

“Ne jetojmë në një botë më të rrezikshme. Një luftë po zhvillohet në Europë. Një luftë e re në Lindje të Mesme. Tensionet në Ballkanin Perëndimor janë duke u rritur”, tha ai.

Stoltenberg i bëri këto deklarata në fjalimin e tij të zhvilluar për mediat mbi zhvillimet aktuale në botë, lufta, sulmet, si edhe tensionet në Ballkanin Perëndimor.

Ai u shpreh qartë se NATO nuk provokon luftë, por ka për qëllim parandalimin e konflikteve dhe ruajtjen e paqes.

Gjithashtu Sekretari i Përgjithshëm i NATO shtoi se KFOR në Kosovë ka rol kyç jo vetëm për ruajtjen e paqes në Kosovës, por edhe më gjerë në Ballkan.

“Ndihma e tyre që të mbajnë një mjedis të qetë dhe të sigurt për të gjithë në Kosovë është çelësi për stabilitetin e rajonit më gjerë të Ballkanit Perëndimor”, – ka thënë ndër të tjera Stoltenberg.

A ju ndihmoi ky artikull?PoJo