Qiratë e apartamenteve në Tiranë vijojnë të rriten, duke e bërë gjithnjë e më të vështirë për familjet dhe të rinjtë përballimin e kostos së strehimit.
Sipas të dhënave të analizuara për “Monitor”, gjatë periudhës janar-qershor 2026, qiraja mesatare për një apartament 1+1 në 13 zona të Tiranës arriti në 590 euro në muaj, nga 565 euro një vit më parë. Kjo përfaqëson një rritje prej 4.4%.
Ndërkohë, për apartamentet 2+1, qiraja mesatare u rrit ndjeshëm, duke arritur në 954 euro në muaj, nga 755 euro në të njëjtën periudhë të vitit 2025, ose rreth 26% më shumë.
NEWS Tentuan të kalonin në mënyrë të paligjshme drejt MB me jaht / Shqiptarëve ‘u bëhet pritë’ në Angli, në pranga 3 prej tyreRritjet më të forta janë regjistruar në zonat qendrore dhe ato më të kërkuara. Pranë stadiumit “Air Albania”, një apartament 1+1 kushton mesatarisht 800 euro në muaj, me një rritje prej 45.4% krahasuar me një vit më parë. Në ish-Bllok, qiraja mesatare është 700 euro, ndërsa në “Zogun e Zi” ka arritur në 620 euro.
Edhe në zonat periferike çmimet janë rritur. Në “Astir”, një apartament 1+1 jepet mesatarisht me 550 euro në muaj, ndërsa në “Zogun e Zi” rritja vjetore ka arritur në 29%.
NEWS “Mos ndërhyni nëse e shihni, është me rrezikshmëri”/ Vrasja e 27-vjeçarit në Paskuqan, policia apel qytetarëve 10 mijë euro shpërblim kush jep informacionPër apartamentet 2+1, çmimet janë edhe më të larta. Në zonat pranë stadiumeve “Air Albania” dhe “Selman Stërmasi”, qiraja mesatare ka arritur në 1,500 euro në muaj. Në “Myslym Shyri” një apartament 2+1 kushton mesatarisht 1,400 euro, ndërsa në Rrugën e Elbasanit rreth 1,250 euro.
Sipas ekspertëve të tregut, apartamentet 2+1 janë aktualisht ndër pronat më të kërkuara, pasi preferohen nga familjet, çiftet e reja, profesionistët dhe studentët që ndajnë banesën.
NEWS Me 167 kg hashash në makinë, arrestohet shqiptari në Janinë! Tentoi t’i ikë policisë duke bërë manovra të rrezikshmeRritja e kërkesës, zgjerimi i qirave ditore, numri në rritje i të huajve që jetojnë në Shqipëri dhe oferta e kufizuar e banesave janë ndër faktorët që po ushtrojnë presion mbi çmimet.
Të dhënat e INSTAT konfirmojnë gjithashtu tendencën rritëse të qirave. Në maj 2026, çmimet e qirave rezultojnë 6% më të larta krahasuar me majin e vitit 2025.
Me rritjen e vazhdueshme të çmimeve, strehimi me qira po shndërrohet në një barrë gjithnjë e më të madhe për buxhetet familjare, veçanërisht në zonat qendrore të kryeqytetit.
