Lajme

Stresi braktis protestën kundër qeverisë: “Po largohem, ju nuk doni ta rrëzoni Ramën”

TIRANË, 31 Tetor 2026 — Reperi i njohur Arkimed Lushaj, i njohur me emrin e artit Stresi, ka njoftuar largimin e tij nga protesta kundër qeverisë, duke shprehur pakënaqësi të thella për mënyrën e organizimit dhe vullnetin e pjesëmarrësve.

Përmes një postimi të shpërndarë në rrjetet sociale (Instastory), Stresi bëri të qartë se nuk do të vazhdojë të qëndrojë në tubim, pasi sipas tij turma dhe drejtuesit nuk kanë synimin e vërtetë për të arritur qëllimin kryesor, që është rrëzimi i kryeministrit Edi Rama:

“Byeeeeeeeeee. Kokë turku nuk bohem. Nuk dun me e rrezul Ramën. E gzoftshi! Sapo të largohem sonte, kismet nesër jau spjegoj që s’dun me e rrëxu Edi Ramën.”

Reperi ka hedhur akuza ndaj organizatorëve dhe protestuesve për zhvendosje të vëmendjes nga objektivi politik, duke theksuar se protestat e përditshme pa një strategji të qartë nuk e dëmtojnë pushtetin:

“Nuk erdha me u rraskapit çdo ditë pa lidhje, sepse shteti është shtet dhe shteti do kryengritje me u rrëzu, ndryshe përditë ai fuqizohet dhe ty të shkatërron si popull.”

Largimi i reperit vjen në një moment kur vala e protestave në kryeqytet ka shënuar rënie në numrin e pjesëmarrësve, ndërkohë që tensionet në terren dhe përplasjet me forcat e rendit kanë vijuar të shoqërojnë zhvillimet e mbrëmjes.

Të Ngjashme