Reperi Stresi ka njoftuar se do të tërhiqet nga protestat kundër qeverisë së Edi Ramës, duke shprehur pakënaqësinë e tij me mënyrën se si po zhvillohen ato.
Përmes një postimi në Instagram, artisti ka bërë të ditur se nuk dëshiron të vazhdojë të marrë pjesë në protesta që, sipas tij, nuk po sjellin rezultate konkrete.
“Byeeeeeeeeee. Kokë turku nuk bohem. Nuk du me e rrëzu Ramën. E gzofshi! Sapo të largohem sonte, kismet nesër jua shpjegoj pse s’dun me e rrëzu Edi Ramën. Dhe jua shpjegoj pikë për pikë”, ka shkruar reperi.

Në vijim, Stresi ka kritikuar protestat e përditshme, duke argumentuar se ato nuk mjaftojnë për të sjellë ndryshimin politik që kërkohet.
“Nuk erdha me u rraskapit çdo ditë pa lidhje, sepse shteti është shtet dhe shteti do kryengritje me u rrëzu, ndryshe përditë ai fuqizohet dhe ty të shkatërron si popull. E të shtyp e të dhunon”, shprehet ai.
Nga deklarata e tij kuptohet se pakënaqësia lidhet me organizimin dhe mënyrën e zhvillimit të protestave, të cilat Stresi duket se nuk i konsideron më efektive.
