LifeStyle

Stresi rikthehet sonte në BBVK

Sonte Big Brother VIP Kosova 4 premton një Prime të mbushur me emocione dhe momente të papritura.

Përveç se do të zbulohet finalisti i parë i këtij edicioni në një mënyrë të veçantë, banorët e shtëpisë do të përjetojnë edhe një surprizë të këndshme nga produksioni.

Fituesi i edicionit të parë dhe artisti i njohur, Stresi, do të rikthehet sonte në Big Brother VIP Kosova, duke sjellë një rikthim të veçantë që premton të ndezë emocionet e banorëve dhe të publikut.

Pritet që prezenca e tij të sjellë momente të paharrueshme dhe të shtojë tensionin dhe argëtimin e Prime-t. /Telegrafi

 

Të Ngjashme