Reperi i njohur Stresi ka zhvilluar një intervistë virtuale me ndjekësit e tij në Instagram, ku ka ndarë disa detaje mbi planet e tij për të ardhmen. Gjatë këtij bashkëbisedimi, ai ka shprehur dëshirën e tij për t’u bërë prind, por e ka theksuar se ky është një hap që kërkon përkushtim.
Një nga pyetjet që i është drejtuar ishte: “Çfarë plani ke për jetën?”. Përgjigjja e Stresit ka qenë me nota humori: “Të bëhem prind, por do punë puna.. S’do gjejmë nuse në TikTok Live duke bërë lule lule like like avion avion luan luan.”