ShowBizzz

Stresi thyen heshtjen për lajmin e fundit

Pas lajmit të hidhur për ndarjen nga jeta të ish-kryeministrit të Shqipërisë, Fatos Nano, ka ardhur edhe një reagim nga reperi Stresi.

Në një postim në Instastory, ai ka ndarë një foto të Fatos Nanos, ku ka shkruar shkurt: “Lamtumirë o garip.”

Moneytizer Paragrafi 2

Kjo është një nga daljet e rralla të reperit në rrjete sociale, pasi prej kohësh Stresi ka qenë i distancuar nga publiku dhe i heshtur, pa ndarë foto apo postime të reja.

Moneytizer Paragrafi 4

Kujtojmë se vetëm pak javë më parë, Stresi kishte reaguar ndaj deklaratave të Jozit pas përfundimit të “Big Brother VIP Albania”. Një video që qarkulloi në rrjet, ku Jozi i kërkonte një puthje reperit, bëri bujë dhe u komentua gjerësisht, duke lënë të kuptohej si formë poshtërimi.

Pas kësaj, Stresi reagoi me një postim thumbues në Instastory, duke shkruar:

“Këdo që kam puth në jetë, s’e kam lënë pa e q… Ndoshta ka shku javë, muj, dy a tre… po pa e q… s’e kom lon.”

Ky reagim u mor menjëherë si një përgjigje e drejtpërdrejtë ndaj Jozit, duke rikthyer “përplasjen virtuale” mes dy ish-banorëve të BBVA.

Tani, pas një periudhe qetësie, reperi është rikthyer sërish në vëmendje me reagimin e tij për ndarjen nga jeta të Fatos Nanos figurë që ka lënë gjurmë në politikën shqiptare edhe mes të djathtëve sikur Stresi.



ks