Shëndetësi

Studim i ri: Përdorimi i celularit në tualet rrit rrezikun e hemorroideve

Një studim i publikuar në revistën shkencore PLOS One ka zbuluar se përdorimi i telefonave inteligjentë gjatë kohës në tualet mund të rrisë dukshëm rrezikun e shfaqjes së hemorroideve.

Hulumtimi, i kryer nga një ekip mjekësh dhe shkencëtarësh nga Qendra Mjekësore Beth Israel Deaconess në Harvard dhe Klinika Cleveland në SHBA, përfshiu 125 të anketuar dhe tregoi se ata që përdornin celularët kalonin dukshëm më shumë kohë ulur në tualet sesa jo-përdoruesit.

Aktivitetet më të zakonshme ishin leximi i lajmeve dhe përdorimi i rrjeteve sociale, të cilat lidhen me “qëndrimin e zgjatur në fron”. Studiuesit paralajmërojnë se kjo rrit presionin mbi indin anal dhe për pasojë shton gjasat për zhvillimin e hemorroideve.

Sipas të dhënave, 40% e përdoruesve të telefonave qëndrojnë më shumë se pesë minuta në tualet, ndërsa vetëm 7% e jo-përdoruesve qëndrojnë kaq gjatë.

“Është tepër e lehtë të humbasësh ndjenjën e kohës kur shfleton në telefon, pasi shumë aplikacione janë krijuar pikërisht për të të mbajtur më gjatë aty”, shpjegon Tricia Pasricha, mjeke në Harvard dhe autore e librit You’re Timed Wrong. Ajo këshillon: “Lërini telefonat inteligjentë kur shkoni në tualet”.

Studiuesit theksojnë se ky zakon, i shoqëruar edhe me varësinë ndaj pajisjeve mobile, mund të ketë pasoja jo vetëm për shëndetin fizik, por edhe për atë mendor, duke përfshirë pagjumësinë, ankthin dhe rritjen e ekspozimit ndaj mashtrimeve online.

Të Ngjashme