Një dietë vegane mund të përmirësojë jetën seksuale të meshkujve dhe të trajtojë mosfunksionimin e tyre erektil, sugjeron një studim.
Një ekip nga Shkolla e Mjekësisë Grossman e Universitetit të Nju Jorkut dhe Harvard T.H. Chan School of Public Health shqyrtoi 3500 burra me kancer të prostatës për hulumtimin e tyre.
Disa efekte anësore të zakonshme të trajtimit të kancerit të prostatës përfshijnë mosfunksionimin erektil dhe mosmbajtjen e urinës.
Por studimi i ri tregon se një dietë që kufizon mishin dhe produktet e qumështit, por është e pasur me fruta, perime, drithëra dhe arra është e lidhur me përmirësimin e simptomave.
Ekipi zbuloi se një dietë me bazë bimore përmirësoi jetën seksuale të burrave deri në 11 për qind – dhe studiuesit thanë se rezultatet mund të zbatohen për burrat në medikamente të tjera që ulin libidon dhe shkaktojnë mosfunksionim erektil, siç janë antidepresantët.
Sipas Daily Mail, kjo vjen pasi një studim magjepsës mbi binjakët tregoi se gratë që nuk konsumonin mish gëzonin libido më të lartë se vëllezërit e motrat e tyre që hanë mish.
Pacientët u ndanë në pesë grupe bazuar në përqindjen e ushqimeve bimore dhe shtazore që ata thanë se hanë.