LifeStyle

Studimi: Divorci, fëmijët humbasin ambiciet e tyre për sukses në jetë

Sociologët kanë vënë re që, fëmijët e prindërve të divorcuar kanë rezultate të ulëta në shkollë në krahasim me nxënësit që vijnë nga familje të paprekura nga divorci.

Studiuesit në Universitetin e Oslos, në Norvegji arritën në përfundimin se: shkatërrimi i familjes mund të frenojë dëshirën e të rinjve për të marrë një diplomë universitare. Së fundi, ata vërejtën: Një familje prej dy prindërve biologjikë është konsideruar të jetë mjedisi optimal për fëmijët.

Secili nga prindërit biologjikë është një burim i rëndësishëm për mbështetje emocionale, ndihmën praktike, informacionin dhe për udhëzime. Por kur prindërit ndahen, fëmijët i humbasin këto burime të nevojshme. Divorci i privon fëmijët nga mundësia për të patur një model mashkullor, sepse zakonisht babai lë shtëpinë.

Studiuesit shpjegojnë:

Mungesa e babait kontribuon fuqishëm në ndryshimin e praktikave prindërore dhe mjedisit familjar në lidhje me aktivitetet arsimore të fëmijëve. Ndaj adoleshentët që jetojnë në familje ku prindërit biologjikë janë të ndarë, kanë më shumë probleme dhe vështirësi në shkollë se sa ata që jetojnë me prindër të martuar.

Adoleshentët, prindërit e të cilëve janë të divorcuar, tentojnë më tepër të jenë të pavendosur se çfarë duhet bërë në drejtim të arsimimit të mëtejshëm, në krahasim me moshatarët, prindërit e të cilëve janë të martuar.

Nga studimi u vu re se divorci ka efekte shumë negative në mirëqenien e fëmijëve, madje më shumë se nga vdekja e një prindi. Fëmijët që jetojnë vetëm me nënën, mbetur vetëm pas divorcit, kanë një nivel dukshëm më të ulët të arsimimit, se sa ata që jetojnë me nënë të vetme, të ve.