Gjumi cilësor është i rëndësishëm për mirëqenien tonë, por jo të gjithë arrijnë ta atë. Hulumtimet e fundit tregojnë se ajo që hamë gjatë ditës mund të lidhet me cilësinë e gjumit gjatë natës. Sipas një studimi të publikuar në Sleep Health, njerëzit që konsumojnë më shumë fruta, perime dhe karbohidrate komplekse kanë gjumë më të thellë dhe pa ndërprerje.
Studiuesit nga University of Chicago Medicine dhe Columbia University zbuluan se pjesëmarrësit që hanin më shumë fruta dhe perime, si dhe ushqime me fibra si drithëra integrale, kishin periudha më të gjata të gjumit të thellë.
Ata që ndiqnin rekomandimet për fruta dhe perime përjetuan një përmirësim mesatar prej rreth 16% në cilësinë e gjumit krahasuar me ata që nuk hanin fare.
Studiuesja Dh. Esra Tasali theksoi se ndryshimet në dietë mund të jenë një mënyrë e natyrshme dhe efektive për të arritur një gjumë më të qetë dhe cilësor.