Shëndetësi

Studimi: Këto pesë ushqime që i hamë shpesh janë shumë të përpunuara dhe të dëmshme për shëndetin

Cilat janë ushqimet e përpunuara?Ushqimet shumë të përpunuara janë ato që janë modifikuar ndjeshëm nga forma e tyre natyrale, me përbërës të tillë si konservues ose shije artificiale që shpesh shtohen për të rritur jetëgjatësinë e tyre ose për t’i bërë ato më të shijshme.

Studime të shumta i kanë lidhur ato me kushte dhe sëmundje të tilla si obeziteti, diabeti dhe kanceri. Me ushqimet shumë të përpunuara që përbëjnë 57% të dietës mesatare në Mbretërinë e Bashkuar, përqindja më e madhe në Evropë, efektet shëndetësore të mbikonsumimit mund të jenë shkatërruese.

Ushqimet
Nutricionistët i ndajnë ushqimet në tre grupe sipas shkallës së përpunimit që kanë pësuar. Ushqimet e përpunuara minimalisht, janë zakonisht ashtu siç ndodhin në natyrë. Ushqimet e përpunuara, si salca e mollës, kanë kaluar të paktën një nivel përpunimi që ka ndryshuar formën e tyre origjinale. Në të kundërt, ushqimet shumë të përpunuara si pelte molle kanë kaluar në nivele të shumta përpunimi dhe zakonisht janë plot me yndyrna, ngjyra dhe konservues shtesë.

Drithërat e mëngjesit me sheqer, siç parashikohet, nuk konsiderohen të shëndetshme. Por edhe ato të shëndetshmet konsiderohen teknikisht si ushqime të hiper-përpunuara.

Thekonet e krundeve të ëmbëlsuara me ekstrakt elbi, sheqer dhe aditivë të tjerë që nuk gjenden në natyrë konsiderohen të përpunuara ultra.

Drithërat

Sa të shëndetshme janë drithërat që konsumojmë?

Për shembull, në Mbretërinë e Bashkuar, drithërat janë të fortifikuara, që do të thotë se disa nga aditivët e futur janë për të rritur nivelet e lëndëve ushqyese që shumica e njerëzve përpiqen t’i marrin.

Këto përfshijnë hekurin, i nevojshëm për trupin për të prodhuar qeliza të kuqe të gjakut që transportojnë oksigjenin në trup, dhe vitamina të nevojshme për ruajtjen e shëndetit të zemrës dhe sistemit nervor.

Bukë me grurë integrale

Buka e thjeshtë e supermarketit është teknikisht një ushqim shumë i përpunuar. Një bukë e bërë në shtëpi konsiderohet vetëm e përpunuar, pasi zakonisht bëhet vetëm nga mielli, uji dhe majaja.