Shëndetësi

Studimi: Njerëzit me mbipeshë kanë hipotalamus më të madh

Një ekip shkencëtarësh nga Universiteti i Kembrixhit ka zbuluar se njerëzit me mbipeshë kanë një hipotalamus më të madh, pjesën e trurit që kontrollon oreksin dhe funksione të tjera jetësore.

Studimi, i cili analizoi skanimet e trurit të 1,351 pjesëmarrësve, tregoi se hipotalamusi ishte “rritur ndjeshëm” te personat me peshë të tepërt, veçanërisht në zonat që lidhen me kontrollin e urisë.

Sipas Dr. Stephanie Brown, autore e studimit, një dietë e pasur me yndyrë mund të shkaktojë inflamacion në hipotalamus, duke ndikuar në aftësinë e trupit për të rregulluar oreksin dhe përpunuar sheqerin në gjak. “Me kalimin e kohës, kjo mund të çojë në shtim të peshës dhe vështirësi në kontrollin e urisë,” tha ajo.

Mbipesha nuk ndikon vetëm në pamjen fizike, por rrit gjithashtu rrezikun për diabetin e tipit 2, sëmundjet e zemrës, kancerin dhe goditjen në tru.

Studime të ngjashme te minjtë kanë treguar se inflamacioni në hipotalamus mund të fillojë pas vetëm tre ditësh konsumimi të ushqimeve të yndyrshme, duke sugjeruar se ndryshimet në tru mund të ndodhin më shpejt nga sa mendohej më parë.

Të Ngjashme