Sëmundja e Alzheimerit është një sëmundje neurodegjenerative, që do të thotë se shkakton humbjen e aftësive njohëse me kalimin e kohës.
Ajo çon gradualisht edhe në demencë, e cila përfshin një grup simptomash si humbja e kujtesës dhe mungesa e funksioneve njohëse.
Pasi një person diagnostikohet me demencë, ajo mund të trajtohet, por nuk ka një kurë përfundimtare.
Pikërisht për këtë arsye, zbulimi i hershëm i Alzheimerit është shumë i rëndësishëm.
Së fundmi, studiuesit kanë zbuluar një mënyrë për ta diagnostikuar këtë sëmundje në fazat e hershme – dhe ajo mund të bëhet edhe gjatë dushit. Ata zbuluan se një shembull kryesor mund të jetë mosnjohja e erës së larjes së përditshme të trupit gjatë dushit.
Studimi theksoi gjithashtu se nuhatja ka një lidhje shumë të fortë me sëmundjet e kujtesës, gjë e cila nuk ishte zbuluar më parë nga studimet shkencore. Megjithatë shkencëtarët theksuan faktin që nuhatja ulet ndjeshëm dhe me moshën, prandaj në një moshë madhore, ose pleqërie niveli i nuhatjes është më i ulët. Pra, nëse vëreni se zakonisht larja e trupit me aromë të fortë është dobësuar me kalimin e kohës, kjo nuk do të thotë që duhet të kaloni menjëherë në panik.
Duke përdorur këtë njohur, nuhatjen në dush, studiuesit shpresojnë që të jenë në gjendje të zhvillojnë teste të mëtejshme, të cilat mund të ndihmojnë në zbulimin e hershëm të Alzheimerit.
Simptoma të tjera që mund të identifikojnë Alzheimerin janë problemet me kujtesë, problemet me gjuhën dhe problemet me reflektimin apo zgjidhjen e probleme. Megjithatë deri më tani mënyra e vetme dhe ajo më e sakta për të diagnostikuar një pacient me Alzheimer është skanimi i turit.
