Shkencë & Teknologji

Studimi tregon se arinjtë që jetojnë pranë njerëzve në Itali janë më pak agresivë.

Shkencëtarët që studiuan gjenomin e arinjve të murrmë të Apenineve në Itali kanë zbuluar se këta arinj duken më pak agresivë se popullatat e tjera të arinjve. Gjetjet janë publikuar në revistën Molecular Biology and Evolution, raporton portali shkencor Oxford Academic.

Popullata e arinjve që jeton pranë fshatrave në Italinë qendrore ka evoluar ndryshe nga arinjtë kafe evropianë. Studiuesit zbuluan se këta arinj u nda nga speciet e tjera evropiane rreth 2,000–3,000 vjet më parë dhe, duke jetuar pranë njerëzve, zhvilluan karakteristika të veçanta, duke përfshirë një agresivitet më të ulët.

Analiza krahasimore e gjenomit tregoi se arinjtë e Apenineve kanë një diversitet gjenomik më të ulët se homologët e tyre në Sllovaki dhe Amerikë. Bashkëautore e studimit, Giulia Fabri, shpjegoi se kjo sjellje mund të ketë ardhur si rezultat i veprimeve të njerëzve: kafshët më agresive janë eliminuar, duke favorizuar përhapjen e varianteve gjenetike të lidhura me agresionin e reduktuar.

Kjo peripeci ka sjellë dy efekte: një rënie të popullsisë së arinjve dhe një presion selektiv që i ka bërë këta kafshë më të qetë në kontaktin me njerëzit.

“Studimi ynë mbështet hipotezën se përzgjedhja e krijuar nga njerëzit ka kontribuar në ndryshimet në sjelljen e arinjve,” thanë studiuesit, duke theksuar rëndësinë e marrëdhënieve ndërmjet specieve dhe njerëzve në evolucionin e sjelljes.