Suedia është zyrtarisht anëtare e aleancës ushtarake perëndimore NATO.
Kryeministri suedez Kristersson dorëzoi sot në Washington dokumentet zyrtare.
Kjo do të thotë se nëse Suedia sulmohet, anëtarët e tjerë të aleancës do të jenë të detyruar ta mbrojnë atë, duke qenë se një luftë ndaj një vendi të NATO-s, është luftë e gjithë aleancës.
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg e konsideroi vendimin si “historik”.
/tiranapost